Hamza prezanton Kosovën në panelin e Fondit Monetar Ndërkombëtar

3 muaj më parë

Hamza prezanton Kosovën në panelin e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Ministri i Financave, Bedri Hamza, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë pjesë në panelin Ministror për Politika Fiskale të Fondit Monetar Ndërkombëtar me ftesë të FMN-së.

Ministri Hamza gjatë prezantimit të tij theksoi se Kosova që nga shpallja e pavarësisë prioritet ka pasur rritjen e nivelit të ulët të stokut të kapitalit publik.

Hamza gjithashtu theksoi se sa i përket prioriteteve infrastrukturore fokusi ka qenë edhe në rritjen ekonomike, ku sipas tij kanë arritur të kenë rritjen më të lartë në rajon.


“Mënyra e Financimit në Kosovë të investimeve publike të kapitalit përveç që është bërë dhe bëhet në masë të madhe nga buxheti i shtetit, Kosova ka edhe bashkëpunime shumë të mira me organizata të shumta ndërkombëtare të financimit, ku përmes marrëveshjeve këto organizata marrin pjesë në investime kapitale e që na ndihmojnë të arrijmë qëllimin e rritjes ekonomike dhe rezultate shumë pozitive sociale.

“Për të ndodhur kjo Ministria e Financave është kujdesur në të njëjtën kohë për ta pasur një kornizë të mirë në menaxhimin e investimeve publike e cila siguron një proces të duhur dhe transparent për përgatitjen dhe selektimin e projekteve me efekt kthimi në të mirë të publikut”, tha Hamza.

Në këtë panel u prezantuan rezultatet e shteteve të tyre edhe ministrat e Japonisë, Indonezisë, Kanadasë si dhe nga Komisioni Evropiane.

AktivPress