Hamsik kërcënon Realin

4 vite më parë

Hamsik kërcënon Realin

Marek Hamsik ka thënë se Napoli do ta sulmojë Real Madridin të martën mbrëma.

Napoli dhe Real Madridi do të përballen të martën në stadiumin “San Paolo”, ku Los Blancos kanë dukshëm avantazh nga ndeshja e parë (3:1).

Mesfushori i Napolit, Marek Hamsik, në konferencën për media para kësaj ndeshje, ka thënë se Napoli duhet të dalë në fushë dhe të sulmojë, të bëjë lojën që di të bëjë dhe të mos mendojë për gjëra tjera, por ta shijojnë ndeshjen, përcjell Express.

“Duhet të sulmojmë, por gjithashtu duhet të kemi kujdes edhe në mbrojtje. Napoli gjithmonë bën paraqitje të mira në shtëpi në këso ndeshje të mëdha dhe jam i sigurt de do të bëjmë paraqitje të mirë”, tha fillimisht Hamsik.

“Kam luajtur në shumë ndeshje të mëdha, por kjo për mua do të jetë një ndeshje e paharrueshme. Ne duhet të rikthehemi në lojë, nuk do të jetë e lehtë kundër një ekipi si Real Madridi që mund të të ndëshkojë atëherë kur nuk e pret, por do të tentojmë ta shijojmë në maksimum këtë mbrëmje dhe të luajmë ashtu siç dimë ne”, shtoi më tej Hamsik.