Halitaj: LDK s’do të bëhet me kryetar të përkryer, të tillë s’i kanë as partitë e tjera

3 muaj më parë

Halitaj: LDK s’do të bëhet me kryetar të përkryer, të tillë s’i kanë as partitë e tjera

Gazetari Agron Halitaj ka listuar gjykimet që ditëve të fundit po bëhen rreth kandidatëve për kryetar të LDK-së.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai ka thënë se LDK-ja nuk do të bëhet me kryetar të përkryer, ashtu siç nuk i kanë as partitë e tjera.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

PER DHE RRETH KANDIDIMEVE PER KRYETAR TE LDK-se

– Nese kandidon dikush nga ajo qe quhet ‘garde e vjeter’, thone: Po ky eshte njeri nder fajtoret kryesor qe LDK-ja ka rene kaq poshte;

– Nese kandidon dikush qe eshte i ri e qe familjarisht tradicionalisht ka qene LDK, thone: Ky s’ka merita personale. por po synon te fitoj ne emer te prinderve;

– Nese kandidon dikush qe ka aderuar vone ne LDK, thone: Ky eshte instrument i Isa Mustafes;

– Nese kandidon dikush qe eshte i guximshem, thone: Ky eshte trim, por i mungon karizma;

– Nese kandidon dikush qe eshte orator, thone: Ky eshte i mençur, por eshte i bute dhe s’e pyet kush;

– Nese kandidon vec nje kandidat, thone: Kjo parti eshte ne krize te thelle, sa nuk ka as ke ta ve ne krye;

– Nese kandidojne shume kandidate, thone: Ne kete parti nuk ka unitet.

E megjithate, ndonjeri me keso ‘te meta’ do behet kryetar i LDK-se.

Kryetar te perkryer me siguri qe kjo parti nuk do te kete. Te tille nuk kane as partite e tjera!

AKTIV PRESS