Halitaj: Dëmi i shkaktuar nga Prokuroria në rastin Insajderi.org nuk është lehtë i riparueshëm

2 muaj më parë

Halitaj: Dëmi i shkaktuar nga Prokuroria në rastin Insajderi.org nuk është lehtë i riparueshëm

Gazetari Agron Halitaj ka reaguar pas marrjes në pyetje të drejtorit të Insajderi.org, Parim Olluri, lidhur me publikimin e një lajmi rreth një kontrate për furnizimin me vaksina anti-Covid.

Ja çfarë shkruan Halitaj:

Ndërprerja e hetimeve ndaj gazetës online Insajderi.org është për t’u përshëndetur, mirëpo duhet patur parasysh se dëmi që është shkaktuar nga urdhri i Prokurorisë nuk është lehtë i riparueshëm. Intervenimi i shpejtë i këtij institucioni vetëm pse media nxori në dritë diçka që nuk është e pëlqyeshme për një ministër, është sinjali më i keq që u përçohet gazetarëve gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Duhet kujtuar se në ato vende ku ngufatet liria e medias, krahas me censurën shprehet autocenzura, meqë gazetarët u shmangën hulumtimeve vetëm që të mos kenë telashe me organet e rendit dhe të ndjekjes. Këtë gjendje nuk duhet ta lejojmë në vendin tonë. “Liria jonë varet nga liria e shtypit, dhe ajo nuk mund të kufizohet, pa u humbur fare”, ka thënë George Washington.

AKTIV PRESS