Gurgdhëndësi italian duke gravuar hartën e Shqiperisë brenda kufijve të “Perandorisë fashiste”

2 javë më parë

Gurgdhëndësi italian duke gravuar hartën e Shqiperisë brenda kufijve të “Perandorisë fashiste”

Gazetari e studiuesi, Armand Plaka, ka publikuar për herë të parë dy fotografi në të cilat shihet një gurgdhëndës italian duke i dhënë dorën e fundit kontureve të hartës së Shqiperisë pas pushtimit nga Italia, shkruan AktivPress.

Tashme ishte bere realitet. Shqiperia ishte pushtuar per te kenaqur ambiciet imperialiste te Italise e shume me teper zellin aventuresk te dyshes Ciano-Mussolini.

Agresion kunder nje populli te vogel ne permasa e paqedashes ne vepra e qellime.

Dy fotot qe po botoj si pjese e koleksionit tim, paraqesin nje gurgdhendes italian qe po i jep doren e fundit kontureve te hartes se Shqiperise, ndersa ka nxjerre ne pah imazhin e asaj qe njihej si “Harta e Perandorise Fashiste” mbi nje fasade te madhe ndane nje ndertese fashiste ne Via dell’Imperio ne Rome.

Harta do percillej per publikun roman per here te pare me 21 prill 1940″, ka shkruar Plaka në llogarinë e tij në Facebook.

Armand PLAKA – Te gjitha te drejtat te rezervuara

Armand PLAKA – Te gjitha te drejtat te rezervuara