Gucati: Protesta do të mbahet me 9 korrik në Prishtinë në ora 12:00

3 muaj më parë

Gucati: Protesta do të mbahet me 9 korrik në Prishtinë në ora 12:00

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se protesta e paralajmëruar për 9 korrik do të mbahet.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vepron në bazë të vendimeve që i merr Këshilli Drejtues dhe kryesia e saj, lidhur me protestën e paralajmëruar me 9 korrik në Prishtinë në ora 12:00, ne do të veprojmë siç është me së miri dhe me së drejti duke i dalur në mbrojtje gjithmonë ish-ushtarëve të UÇK-së, nuk do të rrezikojmë jetën e asnjë qytetari, shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, OVL e UÇK-së i ka strukturat e saj që vendosin se si të veprojë!”, ka shkruar Gucati në rrjetin social Facebook.

Kryetari PDK-së, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme me anë të një videoje u ka bërë thirrje që të mos mbajnë këtë protestë për shkak të mundësisë së përhapjes së pandemisë Covid-19.