Gucati i OVL të UÇK-së tregon se çfarë bisedoi me ambasadorin amerikan

4 javë më parë

Gucati i OVL të UÇK-së tregon se çfarë bisedoi me ambasadorin amerikan

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut vetë Gucati.

Ai e ka falënderuar ambasadorin amerikan në Prishtinë për mbështetjen që SHBA ka dhënë për Kosovën.

“Biseduam për situatën e tanishme në vend , dhe për veteranët e UÇK-së. Falënderoj edhe një herë ambasadorin për sinqeritetin e tij dhe përkrahjen që SHBA-ja ka ndaj Kosovës”, ka shkruar ai.