Gucati dhe Haradinaj më 30 prill kanë seancën e radhës para Speciales

3 javë më parë

Gucati dhe Haradinaj më 30 prill kanë seancën e radhës para Speciales

Gjykata Speciale e ka caktuar seancën e katërt për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Në njoftimin e Speciales thuhet se seanca e radhës pritet të mbahet më 30 prill nga ora 11:00.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e katërt për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të mbahet të premten, më 30 prill në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (në anglisht)”, thuhet në njoftimin e Speciales.