Guardiola: “Do ta shndërroj në më të mirin në botë”

2 ditë më parë

Guardiola: “Do ta shndërroj në më të mirin në botë”

A do të ishte sot Martin Odegaard më i miri në botë me Pep Guardiolën si trajner?

Në vitin 2015, Martin Odegaard ishte talenti më i kërkuar në Evropë, ishte për teste në Bayern, në Liverpool dhe në Madrid, i cili në fund zgjodhi Los Blancos.

Që nga atëherë, ai nuk ka lënë gjurmë, duke u huazuar në kampionate të ndryshme, vetëm këtë edicion Reali e ka kthyer me shpresën se do të përdoret më mirë nga Zinedine Zidane.

Por a do të kishte karrierë tjetër Odegaard nëse do të ishte transferuar te Bayern në viti 2015?

Guardiola e pa Odegaardin sa ishte në Katar në një mini para sezon dhe legjenda e Norvegjisë, Jan Age Fjørtoft, ishte pjesë e stafit teknik të Norvegjisë.

Sapo Pep e pa Odegaardin, i ishte afruar Fjørtoftiy: “Ma sillni atë djalosh në Munich, duhet të ma sillni në Munich, do ta shndërrojë në lojtarin më të mirë në botë…”.

Po, e tha edhe legjenda Fjørtoft dhe kjo tregon talentin e Odegaard që ende nuk e ka treguar me fanellën e bardh në Madrid. /Express