Gruaja i kërkon divorcin, babai hidhet nga kati i 9-të së bashku me fëmijët

3 javë më parë

Gruaja i kërkon divorcin, babai hidhet nga kati i 9-të së bashku me fëmijët

Një baba ka vrarë veten dhe dy fëmijët e tij duke u hedhur nga ballkoni i katit të 9-të.

Roman Mikhailov mori vendimin pasi bashkëshortja i kërkoi divorcin.

30-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes së bashku me djalin 18 muajsh, Artyom. Ndërsa vajza e tyre 4-vjeçare Sofiya vdiq më vonë në spital.

Para tragjedisë në Saratov, Rusi, Mikhailov i kishte dërguar bashkëshortes, Irina një fotografi të tij dhe dy fëmijëve në ballkon.

29-vjeçarja, me profesion psikologe, u nis menjëherë në shtëpi por ishte shumë vonë për të ndaluar ngjarjen tragjike.

Gruaja raportohet se është në shok të thellë pas vdekjes së dy fëmijëve të saj.

Mikhailov  raportohet se ishte xheloz dhe dyshonte se Irina kishte një lidhje tjetër.

Në një shënim të lënë në shtëpi, ai shkruante: “Faji është i bashkëshortes sime.”/oranews