Gresa Pallaska pjesë e operës në Skoci (Foto)
4 vite më parëGresa Pallaska pjesë e operës në Skoci (Foto)
Aktorja shqiptare, Gresa Pallaska do të shfaqet në teatrin më të vjetër të Skocisë.
Të martën në “Theatre Royal”, në Skoci do të jetë premiera e shfaqjes “Bluebeard’s Castle & The 8th Door”, e realizuar nga “Scottish Opera”.
Opera do të jetë një gërshetim i dy veprave siç janë “Bluebeard’s Castle” nga Bartok dhe vepra “The 8th Door” nga Lliam Paterson.
Dirigjentja e operës Sian Edwards në një video të postuar në rrjetin social Facebook ka treguar së në mbrëmjen e 28 marsit do të prezantohen dy vepra, shkruan Kultplus.
Për shkak se opera e njohur “Bluebeard’s Castle” nga Bartok, është shumë e shkurtë dhe zgjatë vetëm një orë dirigjentja ka thënë se “Scottish Opera” ka vendosur që të sjellë veprën “The 8th Door”, në pjesën e parë.