Greqia në epërsi kundër Kosovës pas pjesës së parë

2 javë më parë

Greqia në epërsi kundër Kosovës pas pjesës së parë

Greqia është duke e mposhtur Kosovën 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes së Grupit B kualifikues për Kupën e Botës, që po zhvillohet në Prishtinë.

Anastasios Douvikas e kaloi Greqinë në epërsi në minutën e 45-të, raporton Gazeta Express.

Ai arriti t’i ikën mbrojtjes kosovare dhe e mposhti Arijanet Muriqin me një goditje me të parën.

Kosova e mbizotëroi Greqinë duke e mbajtur topin në këmbë shumicën e kohës dhe duke sulmuar shpesh, por pa arritur të rrezikojë seriozisht.

Ndërsa, vizitorët shënuan në rastin e tyre të parë para portës së Muricit.

Pavarësisht përpjekjeve dhe tentimeve, dardanët nuk e patën asnjë goditje në kornizën e portës greke gjatë këtij intervali kohor.

Verdhekaltrit duhet të mendojnë për një përmbysje rezultati dhe fitoreje, nëse duan t’i mbajnë gjallë shpresat për kualifikim në Kupën e Botës në Katar.

Sic qëndrojnë gjërat, Kosova është e parafundit në grup me vetëm tri pikë. Grupit i prin Spanja, e cila po e mposht 3:0 Gjeorgjinë, me 10 pikë, e ndjekur nga Suedia me 9.

Greqia është e treta me 5 pikë dhe Gjeorgjia e fundit me një pikë. /Gazeta Express/