Gold AG me këngë dedikuar grave të dhunuara gjatë luftës

9 muaj më parë

Gold AG me këngë dedikuar grave të dhunuara gjatë luftës

Reperi i njohur i estradës Gold AG, është i njohur për këngët e tij që ia kushtuar ngjarjeve të luftës.

U ka kënduar veteranëve e dëshmorëve të luftës, ndërsa këtë herë radha erdhi për një këngë dedikuar grave të dhunuara gjatë luftës.

“Heroinat” titullohet ky projekt muzikor, që njëherësh shënon edhe emërtimin që iu është vënë këtyre grave, për ato çka kanë përjetuar gjatë periudhës më të tmerrshme të popullit në Kosovë.

Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi publikoi një fotografi nga xhirimet e klipit në Instagram, teksa në mbishkrimin e saj sqaroi detajet rreth këngës.

“Videoklipi më i ri “HEROINAT” , publikohet të Dielën në ora 15:00.Kjo këngë është një forcë dhe shpresë për jetë, për të gjitha ato nëna dhe motra të cilat ishin pjesë e dhunimeve çnjerëzore në Kosovë në kohën e luftës.Ato janë pika më e dobët dhe pjesa më e ndishme e luftës tonë për liri.Shpresoj që do ta pëlqeni dhe shpërndani sa më shumë që ato të ndihen të forta, ballë hapur dhe të barabarta në shoqëri bashk me ne”, ka shkruar Gold AG në Instagram.

Ai vazhdon të jetë shumë i angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje muzikore të shumta, kudo ku fansat shprehin interesim për të. /Telegrafi/