Glenn Close merr çmimin për ‘performancën më të mirë nga një aktore’

3 muaj më parë

Glenn Close merr çmimin për ‘performancën më të mirë nga një aktore’

Glenn Close mbante çmimin e saj teksa dha një fjalim emocionues në Golden Globe Awards 2019 të dielën në Beverly Hilton Hotel në Beverly Hills, Kaliforni, transmeton Klan Kosova.

Aktorja 71-vjeçare fitoi çmimin për performancën më të mirë nga një aktore për rolin e saj në “The Wife”.

“Gra, ne jemi edukatore, kjo është ajo që pritet prej nesh. Ne kemi fëmijët tanë, burrat tanë nëse jemi me fat. Por në duhet të gjejmë përmbushjen personale. Ndiqni ëndrrat”, tha ajo.