“Gjykimit të çlirimtarit i gëzohet vetëm gjaku i tradhtarit”, Gold AG u del në mbrojtje Thaçit dhe Veselit

3 javë më parë

“Gjykimit të çlirimtarit i gëzohet vetëm gjaku i tradhtarit”, Gold AG u del në mbrojtje Thaçit dhe Veselit

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast ka pasur reagime të shumta, e nuk ka pasur se si të mungojë ai i reperit shqiptar, Gold AG, i cili sërish u doli në mbrojtje nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Gjykimit të çlirimtarit i gëzohet vetëm gjaku i tradhtarit”, ka shkruar Goldi, postim ky i cili u përcoll me shumë komente.

Gjykimit të çlirimtarit i gëzohet vetëm gjaku i tradhëtarit.

Gepostet von Arian Agushi am Montag, 13. Juli 2020