Gjykata Speciale në pushim dimëror nga 21 dhjetori

2 muaj më parë

Gjykata Speciale në pushim dimëror nga 21 dhjetori

Gjykata Speciale me seli në Hagë nuk do të punojë nga 21 dhjetori deri më 1 janar, kur është dita e parë e punës.

Specialja njoftoi në faqen e internetit se pushimi dimëror në punën e gjykatës është në këtë termin, ndërsa Krishtlindjet festohen në Holandë nga 25 deri më 28 dhjetori, si një festë zyrtare gjatë së cilës institucionet nuk punojnë.

Nga kjo gjykatë po akuzohen për krime lufte, katërshja e UÇK-së,  ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në seancën e mbajtur dy javë më parë kishte kërkuar që gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të nisë në verën e vitit 2021.