Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës

1 muaj më parë

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou ka vendosur t’ia vazhdojë paraburgimin ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, duke konsideruar se nëse ai lirohet, ka rrezik që të arratiset.

Gjykatësi ka renditur argumentet e tij në vendimin për mbajtjen e Mustafës në paraburgim, ndërsa në konkluzionin e vendimit thuhet: “Për arsyet e lartpërmendura, Gjykatësi i Procedurës paraprake: URDHRON vazhdimin e ndalimit të z. Mustafa”.

Guillou ka konstatuar se nuk ka asgjë të re për t’i ndryshuar pretendimet e Prokrurorisë lidhur me rreziqet për arratisjen e Salih Mustafës, ndërhyrjes në dëshmitarë dhe mundësinë e kryerjes së ndonjë krimi.

“Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se nuk ka asnjë informacion ose zhvillim ndërhyrës në procedurat aktuale që minojnë përcaktimin se ekzistojnë artikuj baza për të besuar se të tre rreziqet e parashikuara në nenin 41 (6) (b) (i) – (iii) të ligjit vazhdojnë të ekzistojnë”, thuhet në përfundimet e vendimit.

Mustafa kishte paraqitur kishte ofruar disa kushte për t’u liruar, por ato për Gjykatën Speciale janë të pamjaftueshme.

“Çdo siguri që z. Mustafa mund të japë do të ishte e pamjaftueshme për t’u garantuar pajtueshmërinë me ndonjë kusht ose kapërcimin e rreziqeve konkrete të lirimit. Në të tilla rrethanat, lirimi, me ose pa kushte, nuk duhet të jepet”, thuhet në vendim.

Më 24 shtator 2020, Salih Mustafa u arrestua me një urdhërarrest të lëshuar nga Guillou dhe po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /Express