Gjurmohen për herë të parë sinjale radio të rregullta nga kozmosi

1 muaj më parë

Gjurmohen për herë të parë sinjale radio të rregullta nga kozmosi

Shkencëtarët kanë detektuar për herë të parë sinjale radio nga hapësira jashtë sistemit diellor, të cilat përsëriten në intervale të rregullta kohore.

Regjistrimi i parë i këtyre sinjaleve ishte dëgjuar në intervale kohore çdo një orë për katër ditë, por më pas ato ishin ndërprerë për të rinisur sërish, 12 ditë më vonë, kanë bërë të ditur shkencëtarët amerikanë, transmeton Koha.net.

Ky cikël u përsërit për çdo 16.35 ditë për më shumë se një vit dhe sinjali u mësua ta kishte origjinën nga një galaktikë që është 500 milionë vjet dritë larg.

Shkencëtarët sugjerojnë se burimi mund të jetë prej një trupi qiellor që bredh përgjatë orbitës së një ylli apo trupi tjetër.

Por rregullsia e sinjalit nuk shpjegohet me këtë hipotezë.

Një tjetër shpjegim është ai që flet për erëra yjore që e ushqejnë apo bllokojnë sinjalin. Mundet të jetë edhe ndonjë trup qiellor që rrotullohet.

Instituti Teknologjik i shtetit amerikan të Massachussettsit ka hedhur poshtë skenarin e “alieNwve” si burim sinjali, për shkak se këto radio-sinjale janë shenja të ngjarjeve energjetike të një shkalle ekstreme në kozmos.

“Edhe një specie tepër e zhvilluar me shumë pak gjasë do të mund të prodhonte energji në këtë shkallë”, ka njoftuar Instituti amerikan.

Sinjale të tilla zgjasin vetëm disa milisekonda, gjë kjo që e bën të vështirë gjurmimin e burimit. Por ato përbëjnë një prej mistereve më të mëdha për astronominë moderne.