Gjuriq-serbëve të Kosovës: Mos u merrni me konfliktin e shqiptarëve, ju sjellim mjekë nga Serbia

1 javë më parë

Gjuriq-serbëve të Kosovës: Mos u merrni me konfliktin e shqiptarëve, ju sjellim mjekë nga Serbia

I ashtuquajturi drejtor i zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuric ka vazhduar që të ju mban leksion e ligjërata serbëve që jetojnë në Kosovë.

Gjuric ka porositur serbët në Kosovë që mos të përzihen në konfliktet ‘shqiptaro-shqiptare’ dhe se nëse koronavirusi shpërndahet në Veri të Kosovës, ata nga Serbia do të sjellin shumë mjekë dhe infermierë për shpëtimin e tyre.

“Derisa shqiptarët po merren me dukuritë kalimtare politike, Serbia ka siguruar për Qendrën Klinike në Mitrovicën e Veriut 430 shtretër nëse vjen deri te përhapja e koronavirusit, si dhe se Serbia ka organizuar ardhjen e shumë mjekëve dhe infermiereve nga Serbia në veri të Kosovës”, tha Djuric.

Gjuric ka bërë thirrje që rregullat dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës mos të respektohen nga serbët atje, ata duhet të ju bindes masave të marra nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

“Shqiptarët në vend se të merren me shëndetësi, po merren me politikë, me ndarjet politike dhe gjërat kalimtare. Prandaj jam shumë i brengosur që vendbanimet shqiptare mund të shndërrohen në vatra të virusit”, ka thënë Djuric.