Ndonëse kanë kaluar shtatë vjet nga vdekja e tij, Paul Walker  ka mbetur thellë  në mendjen dhe zemrat e familjarëve, fansave dhe miqve të tij.

Ditën e djeshme ai do të festonte ditëlindjen e tij të 47-të, të shumtë ishin personat që nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale kujtuan aktorin.

Mirëpo, ajo që preku zemrat e të gjithëve ishte vajza e Paul-it, Meadow, e cila nëpërmjet një fotoje mjaft të bukur uroi babain e saj në qiell.

Gëzuar ditëlindjen shpirtit më të bukur”– shkruan ajo.

Së fundmi edhe aktori Vin Diesel ka postuar një foto në llogarinë e tij në “Instagram” ku sjell edhe njëherë në mendjen e të gjithëve imazhin e qeshur të Paul-it.

“Gjithmonë..”– shkruan  aktori.

Paul Walker vdiq në nëntor  në vitin 2013 në moshën 40 vjeçare në një aksident me makinë.  Walker dhe shoku i tij Roger Rodas humbën jetën pasi  makina e tyre  Porsche Carrera GT 2005 u përplas në një shtyllë dhe shpërtheu në flakë.