Gjilani firmos me sulmuesin Shend Kelmendi

3 muaj më parë

Gjilani firmos me sulmuesin Shend Kelmendi

Klubi i futbollit Gjilani ka firmosur me futbollistin 25-vjeçar, Shend Kelmendi.

Sulmuesi ka firmosur për dy stinorë, ka bërë të ditur klubi gjilanas të premten përmes Facebookut.

Kelmendi, sezonin e shkuar luajti për Flamurtarin dhe në 24 ndeshje shënoi 10 gola.

Karrierën e ka nisur te Prishtina, ndërkohë që ka luajtur ndër të tjera edhe për Skënderbeun e Korçës.

Me Gjilanin në sezonin e ri do të paraqitet në parakualilfikimet e Ligës së Evropës.