Gjiko me ushtarin amerikan e “kallin” studion (Video)

2 vite më parë

Gjiko me ushtarin amerikan e “kallin” studion (Video)

Ushtari i njohur amerikan Corey Banks u bë i njohur në Kosovë kur për herë të parë u shfaq në një video teksa shihet duke kënduar këngën e Capital T “Pse po ma lun lojën”.

Banks si duket është shumë i dhënë pas muzikës shqip dhe këtë më së miri e vëreni përmes videove që ai realizon duke interpretuar hitet e artistëve shqiptarë, transmeton Gazeta Express.

Ai kishte kënduar shumë këngë të reperi Capital T, pastaj të Ledrit, ndërsa së fundmi ai kishte kënduar edhe këngën “Gabime” nga Gjiko e Nora Istrefi.

Së fundmi marinsi amerikan që ka mësuar kaq shumë këngë shqip ishte mysafir në një emision në radio së bashku me reperin Gjiko.

Në një moment Gjiko shihet duke kënduar këngën “Gabime” së bashku me Corey-n i cili këndon shumë bukur.

Nuk i dihet ndoshta Corey-n së shpejti mund ta shohim në duet me ndonjërin nga reperët shqiptarë./Express