Gjibraltari-Zvicra 1:16, shqiptarët e Zvicrës shënojnë 11 gola

4 javë më parë

Gjibraltari-Zvicra 1:16, shqiptarët e Zvicrës shënojnë 11 gola

Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar një fitore të thellë kundër Gjibraltarit me rezultat 1:16, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U19.

Në këtë ndeshje dy futbollistët me origjinë shqiptare Lorent Tolaj dhe Orges Bunjaku, së bashku shënuan plot 11 herë.

Tolaj e detyroi portierin vendas ta xjerrë topin plot tetë herë nga rrjeta.

Ai shënoi 19-të, 22-të, 33-të, 36-të ,51-të, 56-të, 79-të dhe 89-të.

Ndërkaq Bunjaku realizoi hat-trick në minutat 10-të, 24-të dhe 83-të.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Grupit të 10-të kualifikues.