Gjermania kremton 250 vjetorin e lindjes sё kompozitorit tё madh

1 javë më parë

Gjermania kremton 250 vjetorin e lindjes sё kompozitorit tё madh

Festivitetet pёrgjatё vitit jubilar tё 250 vjetorit tё lindjes së Ludwig van Beethoven-it do tё nguliten nё kujtesё. Rreth 1000 aktivitete janё planifikuar nё mbarё federatёn pёrgjatё vitit 2020 nё shenjё tё muzikёs sё kompozitorit tё madh.

Ministrja e shtetit pёr Kulturёn Monika Grütters e quajti atё gjatё prezantimit tё programit nё Berlin “gjermanin mё tё njohur”.

Muzika e tij entuziazmon dhe bashkon njerёzit nga ҁdo anё e botёs. “Beethoveni me njё radikalizёm tё padёgjuar e ka revolucionarizuar muzikёn e kohёs sё tij. Ne kemi nevojё edhe sot sёrish pёr forcёn vizionare, me tё cilёn Beethoven-i pozicionohej politikisht e nё radhё tё parё artisitikisht. Vepra e tij ёshtё njё simbol pёr arritjet demokratike tё njё Europe tё bashkuar dhe kundёr forcimit tё thirrjeve populiste pёr izolim dhe pёrjashtim.”

Beethoven: Europian, humanist dhe kozmopolit

Qytete nё mbarё Gjermaninё do tё pёrkujtojnё kompozitorin e lindur mё 1770 nё Bon dhe qё ndёrroi jetё mё 1827 nё Vjenё. Vepra tё tёra tё kompozitorit mjaft produktiv do tё interprentohen gjatё aktiviteteve gjatё vitit. Nёn patronazhin e presidentit Frank-Walter Steinmeier do tё zhvillohen njё sёrё koncertesh, ekspozita, projekte filmike si dhe veprimtari pёr fёmijё e tё rinj.

Boni, qyteti i lindjes sё Beethoven-it, ku ai jetoi deri nё moshёn 22 vjeҁ pёrpara se tё zhvendosej nё Vjenё, luan njё rol kryesor nё vitin jubilar, tha kryeministri i Renanisё Veriore-Vestfalisё Armin Laschet. Beethoven-i, sipas tij, ёshtё pjesё e ADN-sё sё kёtij landi. Ai theksoi, se Beethoven-i ishte jo vetёm kompozitor, por edhe njё humanist dhe kozmopolit nga Boni.

Me Odёn e Gёzimit nga Sinfonia e 9 ai ёshtё bёrё njё europian i madh. Mё 2020 ne duam tё kremtojmё kryesisht muzikёn e tij, por edhe tё rizbulojmё vizionet e mendimet e tij”, tha Laschet. Pёr kёtё nuk ka vend mё tё pёrshtatshёm se Boni, qё kultivon pikёrisht vlerat qё e frymёzonin atёherё Beethoven-in: “Tё qenit i hapur ndaj botёs, humanizmi dhe vizionet”.

Ndёr pikat kulmore tё koncerteve nё vitin jubilar do tё jetё njё ditё pёrpara datёlindjes sё Beethovenit mё 16 dhjetor nё Bon koncerti hapёs i London Symphony Orchestra me dirigjent Simon Rattle dhe violinisten Lisa Batiashvili. Berliner Philharmoniker planifikojnё njё maratonё 24 orё tё Beethovenit mё 25 prill.

Veprimtaritë dhe aksionet nё vitin jubilar do tё kenё pesё shtylla programore nё tё cilat inicialet nё logon e jubileut BTHVN2020 pёrmbajnё: Beethoven si qytetar i Bonit (“B”), si artist i tingujve (“T”), si humanist (“H”), vizionar (“V”) dhe i apasionuar pas natyrёs (“N”). Nё mbyllje tё vitit jubilar dirigjenti Daniel Barenboim mё 17 dhjetor do tё dirigjojё nё Bon “Sinfoninё e 9” me orkestrёn West-Eastern Divan Orchestra.

Nё Berlin ndёr tё tjera ёshtё planifikuar “Laboratori 2020” i Akademisё sё Arteve. Nё tё bёhet fjalё pёr njё projekt bashkёpunimi ndёrkombёtar tё kompozitorёve tё rinj nga e gjithё bota, tё cilёt frymёzohen nga veprat e Beethoven-it./DW