Gjermania druhet se në Ballkan mund të rilindin konfliktet

3 vite më parë

Gjermania druhet se në Ballkan mund të rilindin konfliktet

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Gabriel Sigmar gjatë qëndrimit në Prishtinë tha se problemin më të madh që e adreson gjatë vizitës në Ballkanin Perëndimor ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve.

Në Ballkan, sipas tij, për çdo pengesë faji hedhet te fqinji.

Një gjë e tillë, siç ka thënë ai, është e njohur por e papranueshme.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, diplomati gjerman theksoi se ka frikë se mund të rilindin konfliktet e reja në rajon.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të kontribuojnë për shoqëritë e tyre dhe të bashkëpunojnë për t’i evituar konfliktet”, ka shtuar Gabriel, raporton AktivPress.

Ai ndër të tjerash potencoi se Kosova e meriton një Ushtri sovrane.

“Sipas deklaratës së kryeministrit, se ushtria do të bëhet në koordinim me të gjithë, kjo i bie se Kosova ka të drejtë të ketë një ushtri sovrane, si çdo shtet tjetër. Uroj që gjithë kjo harmoni të bëhet në bashkëpunim me të gjithë përfaqësuesit shtetëror”, u shpreh ministri gjerman.

Diplomati përgjegjësinë kryesore për mohimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës ua la përfaqësuesve politikë në vend.

Sipas tij, demarkacioni duhet të votohet në mënyrë që të bëhet liberalizimi i vizave.

“Përse përfaqësuesit po e pëngojnë procesin e liberalizimit të vizave? Përse nuk e votojnë një çështje që e lehtëson lëvizjen e lirë të qytetarëve? Si pasojë e një qëndrimi të tillë nuk ka liberalizim të vizave, pasi është kushti i BE-së dhe duhet të bisedohet në mënyrë interne nga përfaqësuesit politik për këtë çështje”, tha ai.

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa ritheksoi se nuk ka kufi tjetër përveç atij që është konstatuar me eskpertët.

“Ne i kemi diskutuar të gjitha argumentet rreth kufiri. Tjetër kufi nuk ka, komisionet e kanë vërtetuar si kufi ndërshtetëror. Mali i Zi ka qenë shumë korrekt me këtë realcion, kemi marrëdhënie të shkëlqyera, prandaj nuk mund ti themi se kemi terriror andej, pasi nuk kemi fakte të tilla t’u themi se Kosova ka tokë në Mal të Zi”, tha Mustafa.

“I kemi planet për themelimin e ushtrisë. Kosova duhet të ketë ushtrinë, por ekziston pajtimi që kjo qështje të bëhet në koordinim me NATO-n, me vendet e Bashkimit Evropian dhe me SHBA-të që të zhvillohet debat me të gjitha komunitetët, të marrim përkrahjen dhe ushtria të bëhet në pajtim me gjithë Kosovën. Po punojmë në një agjendë të komunikimit në terren më të gjithë për formimin e ushtrisë”, ka theksuar ai.

Ministri i Jashtëm gjerman, nga ana e tij ka specifikuar se mesazhi më i mirë për bashkëpunim në rajon është vazhdimi i dialogut.

“Nuk jam diplomat me shkollë por një politikan i vërtetë. Pyetja duhet të shtrohet se a keni besim tek njëri-tjetrit. Nëse fqinji juaj do t’i përmbahet marrëveshjeve të cilat vihen. Është pyetja më e vështirë në rajonin tuaj.  Se a i besojnë komunitetet njëri-tjetërit dhe a i kanë besim  fqinjëve. Do të natarësoheni vetëm nëse kemi besim në njëri-tjetrin”, përfundoi ministri Gabriel./AktivPress

(Foto:EO)