Gjermania arrin Norvegjinë për shitje të automjeteve elektrike

6 muaj më parë

Gjermania arrin Norvegjinë për shitje të automjeteve elektrike

Gjermania këtë vit do të jetë e para sa i përket shitjes së automjeteve elektrike në Evropë

Shteti gjerman kështu tani po zëvendëson Norvegjinë, një udhëheqës shumëvjeçar në fushën e e-mobilitetit.

Në Norvegji, sipas Agjencisë së Informacionit për Trafikun Rrugor (OFV), në muajin nëntor janë regjistruar më pak se 3.700 automjete të reja elektrike, që nënkupton se rreth 27 për qind më pak sesa vitin e kaluar në muajin e njëjtë, transmeton Koha.net.

Numri i regjistrimeve të automjeteve të reja elektrike në Gjermani është rritur këtë nëntor, ku sipas Autoritetit Federal të Transportit (KBA), rreth 9 për qind apo mbi 4.600 automjete.

Në Gjermani, deri tani janë regjistruar rreth 57.500 automjete elektrike ndërsa në Norvegji më pak, rreth 56.900.