Gjermani hynë në Guiness për bartjen e birrës

3 vite më parë

Gjermani hynë në Guiness për bartjen e birrës

Gjermani Michael Sturm ka thyer rekordin për bartjen e 26 krikllave të birrës në të njëjtën kohë për 30 metra.

Gara e famshme që u mbajt në Sao Paolo të Brazilit solli rekordin e ri dhe tani Sturm është futur në Librin e Rekordeve Guinness.

Për të llogaritur si të vlefshme tentativën, Sturmit iu desh të mos binte nën 90 për qind të peshës së birrës me të cilën e nisi ecjen, përndryshe do të diskualifikohej. Michael arriti të kompletonte rekordin me 98.33 për qind të peshës me të cilën e nisi ecjen, shkruan albinfo.ch.

Një gjerman tjetër Oliver Struempfel mbante rekordin me 25 kriklla të bartura, të cilin ai e arriti më 2014. Një video qarkulloi në shtator në të cilën theksohej se ai ka thyer rekord të ri, por Guinness thotë se akoma s’e ka verifikuar këtë rekord.