Gjendja aktuale në Jarinje e qetë, bie numri i protestuesve serbë

1 muaj më parë

Gjendja aktuale në Jarinje e qetë, bie numri i protestuesve serbë

Janë bërë një javë që nga vendosja masave të reciprocitetit ndaj automjeteve me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Sitata sonte në Jarinjë është e qetë dhe se sot numri i protestuesve është më i vogël, derisa rruga vazhdon të mbetet e bllokuar.

Protestuesit tashmë po mblidhen rreth 2 kilometra larg këtij vendi, matanë urës që e kanë bllokuar vetë përmes kamionëve me zhavor.

Rutinën e kanë të njëjtë. Muzikë, skarë e pije sikurse dëshmohet nga mbetjet e shisheve.

Herë-herë lëshohen edhe fjalime të shoqëruara me alarm. Megjithatë, këto thirrje nuk u shndërruan në incidente. Lëvizje të dyshimta nuk ka as në Zubin Potok ku një natë më parë u dogj Qendra për Regjistrim të Automjeteve.

Posa zbardh e diela, në rrugët e kësaj komune veriore zbarkojnë automjetet me grupin e policëve që do ta mbajë ndërrimin e ditës. Dorëzim-pranimi i detyrës ndodh në sy të protestuesve që nuk shfaqin reagim. Edhe zyrtarët e rendit e kryejnë punën e tyre si duhet.

Numri i kundërshtuesve të reciprocitetit që ishte i vogël gjatë natës, fillon të rritet kah mesdita kur në turmë bashkohen edhe qytetarë tjerë, mes tyre edhe gra.4

Kujtojmë, se të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës – ku popullsia është shumicë serbe – janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.

Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës.