Gjendet vajza e zhdukur pas zjarrit që i ra në shtëpi

3 vite më parë

Gjendet vajza e zhdukur pas zjarrit që i ra në shtëpi

Policia ka gjetur vajzën e zhdukur mbrëmë pas një zjarri që ra në shtëpinë e saj, në fshatin Guri i Zi, në njësinë Arras të Dibrës.

17-vjeçarja ishte zhdukur pasi shtëpia u shkrumbua. Fqinjët i thanë policisë se ajo ishte frikësuar. Policia kontrolloi për disa orë zonat përreth dhe bën me dije se vajza u gjet shëndoshë e mirë gjatë mëngjesit në qytetin e Peshkopisë.

Ajo është bashkuar me prindërit, të cilët nuk ishin në fshat kur ndodhi ngjarja.

Shkak i zjarrit mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike./Tch