Gjendet statuja e refugjatit kosovar që u zhduk në Suedi

2 muaj më parë

Gjendet statuja e refugjatit kosovar që u zhduk në Suedi

Statuja e refugjatit nga Kosova Gzim Dervishi, e cila ishte e vendosur në një stol në qytetin Vesteras të Suedisë e që ishte zhdukur, është gjetur.

Pasdites e së dielës statuja u gjet në një kafaz shkurresh pranë lumit Skellefte, shkruan Västerbotten News.

“Lajm i mirë është gjetur prap statuja ime lajm i mirë 😁😁😁😁😁” ka shkruar vetë Gzimi në Facebook me të marrë lajmin.

Thomas Lundgren nga komuna Skellefteå, ka njoftuar se po planifikojnë ta rikthejnë veprën artistike në vendin ku gjendej më parë.