Gjel fshati i mbushur me mish të grirë, djathë e fruta të thata

6 muaj më parë

Gjel fshati i mbushur me mish të grirë, djathë e fruta të thata

Ka shumë mënyra për përgatitjen e gjelit të fshatit. Një prej tyre është mbushja me mish të grirë, fruta të thata e djathë grana.

Le të shohim hap pas hapi përgatitjen:

Përbërësit:

2 kg kaposh fshati

20 gr vaj ulliri e.v

50 gr selino

50 gr karota

40 gr qepë

1 thelpi hudhër

1 degë rozmarinë

100 gr verë e bardhë

200 gr brodo perimesh

Kripë e imët

Piper i zi

Për mbushjen:

120 gr proshutë krudo

200 gr mish viçi i grirë

200 gr mish derri i grirë

80 gr arra cashews

60 gr djathë grana i grirë

1 degëz rozmarinë

5 gr kripë e imët

Disa feta limon

Piper i zi

Përgatitja:

Vendosni brodon të ziejë. Më pas grini karotat, selinon, qepën dhe degën e rozmarinës. Grini proshutën në kubikë të vegjël më pas grijeni imët në mikser. Për të përgatitur mbushjen, hidhni në një tas mishin e grirë të viçit dhe të derrit, proshutën dhe djathin e grirë. Shtoni kripë e piper, rozmarinën e grirë dhe përziejini përbërësit me dorë. Shtoni edhe arrat Cashews.

Përcëllojmë kaposhin  për t’i eliminuar ndonjë qime të mbetur. Shpëlajeni më pas me ujë të ftohtë, marinojeni me kripë e piper nga brena. Mbusheni me masën e përgatitur dhe lidheni me spango kuzhine ose qepeni.

Në një tenxhere ose tigan të madh dhe lëreni të nxehet, shtoni kaposhin dhe kthejeni nga të dy anët, në zjarr të lartë.

Shuajeni me verë dhe lëreni të avullojë. Shtoni më pas perimet e prera (qepën, karotat, selinon, rozmarinë të freksët dhe hudhrën). Shtoni dhe brodon e perimeve. Mbulojeni me kapak dhe lëreni në zjarr shumë të ulët për rreth 2 orë.