Gjatë tërë ditës, në lokalet e kryeqytetit janë dëgjuar këngët e Pagarushës

2 muaj më parë

Gjatë tërë ditës, në lokalet e kryeqytetit janë dëgjuar këngët e Pagarushës

Gastronomët e kryeqytetit kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i thënë lamtumirë ikonës së muzikës shqipe, Nexhmie Pagarusha.

Për nder të saj, gjithandej nëpër lokalet e kryeqytetit janë dëgjuar këngët e ikonës së muzikës shqipe, raporton KTV.

Përfaqësues të këtyre bizneseve thonë se kjo është një mënyrë simbolike për t’i thënë asaj “lamtumirë” dhe “faleminderit” për pasurinë që la pas.

Kjo iniciativë ka ardhur nga Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës, në koordinim me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

“Diva origjinale e trevave tona, do të dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njëjtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do të shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër, do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona”, ka shkruar kryetari i Gastronomëve të Prishtinës, Petrit Kllokoqi.

Bilbili i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, vdiq të premten në moshën 86-vjeçare.

https://www.youtube.com/watch?v=nfxF0y2jfKM&feature=emb_logo