Gjatë janarit mbyllen 22 lokale ilegale të lojërave të fatit

3 vite më parë

Gjatë janarit mbyllen 22 lokale ilegale të lojërave të fatit

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria e Lojërave të Fatit në ATK, gjatë muajit janar të këtij viti ka mbyllur 22 lokale të subjekteve të lojërave të fatit, të cilat veprimtarinë e tyre nuk e kanë pasur në përputhje me ligjin përkatës.

Në komunikatën e lëshur nga ATK ëhstë bërë e ditur se dje (e mërkurë), është zhvilluar edhe një tjetër aksion, në bazë të informatave të pranuara nga qytetaret,  ku janë konfiskuar 6 aparatev, 2 shtëpiza të lojërave elektronike lacky six dhe një pajisje e pa identifikuar. Sipas njoftimit gjatë aksionit janë mbyllur edhe tri lokale.

Ky aksion është udhëhequr nga Administrata Tatimore, e mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës./Aktivpress