Gjashtë të vdekur dhe 592 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

1 muaj më parë

Gjashtë të vdekur dhe 592 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 72.500 raste nga 325.707 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.640 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 592 raste të reja, ndërsa janë shëruar 291 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.175.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 218 raste, Pejë 62 raste, Gjakovë 35 raste, Mitrovicë 32 raste, Vushtrri 32 raste, Gjilan 31 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Obiliq 21 raste, Podujevë 17 raste, Skenderaj 17 raste, Kamenicë 15 raste, Ferizaj 14 raste, Suharekë 9 raste, Viti 8 raste, Drenas 7 raste, Kaçanik 7 raste, Prizren 7 raste, Deçan 6 raste, Lipjan 6 raste, Istog 5 raste, Dragash 3 raste, Malishevë 3 raste, Shtime 3 raste, Klinë 2 raste, Mamushë 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kllokot dhe Rahovec”, njofton IKSHPK