Giroud në Crystal Palace?

3 javë më parë

Giroud në Crystal Palace?

Skuadra angleze, Crystal Palace, është e interesuar që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit francez, Olivier Giroud.

Ky klub planifikon që t’ia bëjë një ofertë futbollistit 33 vjeçar në janar të vitit që vjen, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo futbollisti në fjalë paguhet tetë milionë euro për sezon në Chelsea dhe vështirë se Crystal Palace do të mund ta mbulojë këtë pagë.

Ndër skuadrat e interesuara për nënshkrimin e Giroud mbeten edhe Inter Milan dhe Borussia Dortmund.