Gërvalla: Lufta është kthyer sërish në kërcënim real për Ballkan

2 javë më parë

Gërvalla: Lufta është kthyer sërish në kërcënim real për Ballkan

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se lufta është kthyer sërish në kërcënim real për Ballkanin.

Këtë deklaratë Gërvalla e ka bërë në takimin e Komisionit të Partneritetit në nivel ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Sipas MPJ, gjatë këtij takimi takimi u diskutua lidhur me sfidat e sigurisë në Evropën Juglindore me theks të veçantë në proceset euroatlantike në rajon si dhe për bashkëpunimin në kuadër të kësaj karte.

“Është e dhimbshme, por fatkeqësisht e vërtetë: lufta është kthyer sërish në kërcënim real për Ballkanin. Asnjëherë që nga vitet e 90-ta fjala luftë nuk është përmendur kaq shpesh sa tani. Dhe asnjëherë që nga vitet e 90-ta, udhëheqësia agresive dhe nacionaliste e Serbisë nuk e ka përdorur një gjuhë kaq të ngjashme me atë të përdorur nga Millosheviçi”, ka thënë Gërvalla.