Georgievski: Turp për Kosovën, nuk kanë ftuar delegacion nga Maqedonia

2 javë më parë

Georgievski: Turp për Kosovën, nuk kanë ftuar delegacion nga Maqedonia

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski, thotë se është turp i madh për shtetin e Kosovës që nuk ka ftuar delegacion maqedonas në shënimin e 20 vjetorin të hyrjes së NATO-s në Kosovë.

Ai, përmes një postimi në Facebook, siç transmeton Alsat-m, ka thënë se roli i Maqedonisë gjatë luftës në Kosovë ishte i rëndësishëm.

“Me rastin e kremtimin të 20-vjetori të hyrjes së NATO-s në Kosovë, siç vura re, nuk kishte delegacion nga Maqedonia. Është turp i madh për Kosovën dhe për bashkësinë ndërkombëtare. Injorimi i Maqedoninë dhe rolit të saj dhe mbështetjes së plotë logjistike ndaj ndërhyrjes së NATO-s, krizës së refugjatëve dhe pasojave që kishte në vendin tonë. Dhe e fundit: vendimi që vetëm përmes Maqedonisë të futen në ofensivë tokësore. Më pas na e kthyen me agresion ushtarak”, ka shkruar Ljubço Georgievski në profilin e tij në Facebook.