Genc Prelvukaj publikon këngën “Ujk”

4 ditë më parë

Genc Prelvukaj publikon këngën “Ujk”

Genc Prelvukaj mbrëmjen e sontme publikoi edhe një këngë nga albumi i tij i ri.

Kënga e re e këtij artisti titullohet “Ujk”, ndërsa vjen vetëm në versionin audio dhe është e qasshme në YouTube.

Për tekstin e kësaj kënge u kujdes vet Genci, ndërsa është realizuar nga “Black Fish Entertainment”.

“Ujk” është kënga e tretë e albumit “Gentivs II” të Gencit, paraprakisht ai publikoi “Mungon” dhe “Bekim”. /Lajmi.net