Geci për imam Musliun: Rrena ecë por dikur ndalet

4 vite më parë

Geci për imam Musliun: Rrena ecë por dikur ndalet

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci i ka dalur në mbrojtje Ajnishahe Halimit.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ajo është një grua e guximshme.

Ndërsa për imamin Musliun, ka deklaruar se po mundohet me fotografi të bëjë histori.

“Ajnishahe Halimit pamvarsisht bindjeve politike ka qenë aktiviste e madhe në Drenicë dhe guximi kurre si ka munguar .Janë disa njerzë te prirur qe me foto me u mundua ba histori por me punë janë largë historisë .Rrena ecë e ecë e ecë por dikur nalet”, tha Geci

Anëtarja e PDK-së, kishte thënë se imami Osman Musliu nuk e ka varrosur familjen Jashari në mars të vitit 1998.

Imami Musliu e ka quajtur spiune dhe skizofrene Ajnishahe Halimi./AktivPress