Gazetari i Guardian: Kosova merr goditje të fortë me lëndimin e Muriqit

1 muaj më parë

Gazetari i Guardian: Kosova merr goditje të fortë me lëndimin e Muriqit

Gazetari i britanikes “The Guardian”, Nick Ames, ka raportuar lidhur me lëndimin e sulmuesit Vedat Muriqi, i cili nuk do të luajë me Kosovën për dy ndeshjet e radhës me Çekinë dhe Anglinë.

Ames ka shkruar se kjo është goditje e madhe për Dardanët.

Sipas tij tani Anglia do të ketë punë me sulmuesin tjetër të Kosovës i cili luan në Championship-in Anglez, Atdhe Nuhiu.

Nuhiu është pjesë e ekipit Sheffield Wednesday.

“Goditje e madhe për Kosovën para javës që mund të ishte e jashtëzakonshme për ta. Muriqi është një nga qendërsulmuesit më interesant në Evropë për momentin dhe poashtu në formë fantastike. Duket se Anglia do të ketë punë me sulmuesin e Sheffield Wednesday, Atdhe Nuhiu” shkruan Ames në Twitter.