Gazetari Asllan Bajrami i bashkohet PDK-së
1 javë më parëGazetari Asllan Bajrami i bashkohet PDK-së
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se gazetari Asllan Bajrami iu është bashkuar PDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se Asllan Bajrami i bashkohet partisë së Rimëkëmbjes.
“Asllan Bajrami është gazetar shumëvjeçar, korrespondent nga Tirana, zërin dhe raportet e të cilit i kemi parë e dëgjuar për 20 vjet rresht.”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj tutje ka thënë se sot, Asllani iu bashkangjit platformës së PDK-së për rimëkëmbjen e shtetit, për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë e të sundimit të ligjit, “sepse e di që PDK është e vetmja parti që ka kontribuar në shtetndërim dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare!”, ka shkruar Hoxhaj.