Gazetari Agron Halitaj godet liderët e partive, i quan recidivistë

5 muaj më parë

Gazetari Agron Halitaj godet liderët e partive, i quan recidivistë

Gazetari Agron Halitaj, ka reaguar ndaj liderëve të partive politike, të cilët pavarësisht kufizimeve të përcaktuara me ligj, nuk po i ndërprejnë tubimet masive në kohë pandemie.

Halitaj ka përkujtuar se LVV-ja, LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja dhe NISMA, janë dënuar më shumë se një herë për shkelje të masave anti-covid.

Por pavarësisht kësaj, krerët e këtyre partive, përfshirë edhe u.d e presidenten Vjosa Osmani, po vazhdojnë të veprojnë në kundërshtim me ligjin.

Për këtë qëllim Halitaj i ka quajtuar ata recidivistë.

Ky është statusi i tij:

“Lëvizja Vetëvendosje, LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, dhe NISMA, janë dënuar më shumë se një herë për shkelje të masave anti-covid!

Megjithëkëtë, liderët e këtyre partive, më në krye u.d presidenten e shtetit, vazhdojnë të mbajnë tubime në kundërshtim me ligjin në fuqi.

Me vetëdije të plotë, këta nuk rreshtin së përsërituri veprimin e dënueshëm.

Prandaj, këta janë recidivistë!

(Kuptimi i shprehjes: Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, recidivist është ai/ajo që përsërit një vepër shoqërisht të rrezikshme…)”.