Gazeta zvicerane e habitur me pushimet e Haradinajt në Zvicër, vë në pikëpyetje pasurinë e tij

2 vite më parë

Gazeta zvicerane e habitur me pushimet e Haradinajt në Zvicër, vë në pikëpyetje pasurinë e tij

Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” i ka kushtuar një shkrim pushimeve të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Shën Moritz të Zvicrës.

Në këtë shkrim thuhet se Haradinaj ka pushuar në një prej hoteleve më luksoze të këtij vendi turistik, siç është ai “Carlton”, transmeton Arbresh.info.

Sipas kësaj gazete, pushimet e kryeministrit të Kosovës në apartamentin perandorak prej 160 metrash katrorë, në periudhën prej 10 ditësh mendohet kanë kushtuar as më pak e as më shumë se 80 mijë franga.

Të dhëna të sakta për shpenzimet e tij, siç thuhet në shkrim nuk ka pasi hoteli nuk jep informata në këtë drejtim.

“Neue Zürcher Zeitung” shkruan se Haradinaj para se të bëhej komandant i zonës aë Dukagjinit në luftën e fundit në Kosovë ka punuar në një kub natën në Zvicër.
Gazeta zvicerane kujton se vetë Haradinaj kohët e fundit ngriti pagën e tij dhe të zyrtarëve të kabinetit qeveritar dhe tani është kryeministri më i paguar në rajon.
Kjo gazetë prapë se prapë e sheh si të pamundur që Haradinaj të bëjë pushime si ato në Shën Moritz me të ardhura të tilla.

Kësisoj, gazeta vë në pikëpyetje pasurinë e Haradinaj duke thënë se ajo vazhdon të mbetet sekret.