Gashi uron popullin amerikan në ditën e Pavaresisë
7 muaj më parëGashi uron popullin amerikan në ditën e Pavaresisë
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me rastin e 4 Korrikut- Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, ka uruar popullin amerikan, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë luajtur rol vendimtar në realizimin e ëndrrës sonë shekullore për liri e pavarësi.
Gashi mes tjerash thotë se ne jemi gjithmonë mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e pazavëndësushme të ofruar në kohën e luftës por edhe në paqe, njofton Klan Kosova
Shkrimi i plotë i Gashit:
“Sot, shteti mik i Kosovës feston 244 vjetorin e pavaresisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë luajtur rol vendimtar në realizimin e ëndrrës sonë shekullore për liri e pavarësi.Ne jemi gjithmonë mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e pazavëndësushme të ofruar në kohën e luftës por edhe në paqe.
Amerika dhe populli i saj mbetet aleatja dhe partneri ynë i përhershëm në orientimin tonë euro-atlantik. Për të gjithë miqtë tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korrikun! Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën!
#Happy4thOfJuly🇺🇸🇽🇰
#GodBlessUSA
#GodBlessKosova