Gashi: Seanca për formimin e Qeverisë do të mbahet në kohën më të shkurtër të mundshme

1 muaj më parë

Gashi: Seanca për formimin e Qeverisë do të mbahet në kohën më të shkurtër të mundshme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se janë në koordinim me partnerët për krijimin e Qeverisë së re.

“Po presim ardhjen zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Seanca do të mbahet në afatin më të shkurtër të mundshëm”, është shprehur Gashi, njofton Klan Kosova.

“Ministrat pritet të normalizohen sapo të vjen vendimi. Ata e dimë orientimisht se kush janë”.