Gashi në bashkëpunim me reperin e famshëm amerikan

1 javë më parë

Gashi në bashkëpunim me reperin e famshëm amerikan

Reperi Gashi është një nga shqiptarët më të talentuar, pjesë e industrisë ndërkombëtare të muzikës.

Ai e ka filluar karrierën para pak vitesh, por emri i tij si një artist i muzikës hip hop u bë i njohur në momentin që nënshkroi me shtëpinë diskografike të Jay Z.

Që atëherë ai ka hedhur në treg projekte muzikore shumë të mira, madje disa prej tyre janë bërë pjesë edhe e klasifikimit “Billboard”. Suksesi më i fundit i Gashit është “Creep On Me”, një këngë në bashkëpunim me emra të njohur si French Montana dhe Dj Snake, e që u pëlqye masivisht nga publiku.

E megjithatë 2019-ta duket se do të jetë një vit akoma më i mirë për shqiptarin i cili me anë të disa postimeve në Instagram ka lajmëruar se bashkëpunimin e rradhës do ta ketë me reperin e famshëm G-Eazy.

Kënga ka emrin “My Year”, pra “Viti Im” dhe sipas asaj që thonë vetë Gashi dhe G-Eazy do jetë një nga kënëgt më të mira që kanë bërë ndonjëherë. Gjithashtu 2019-ta është viti kur të dy artistët do të nxjerrin albumet e tyre të reja. Ndërkohë mund të dëgjoni këtë cover të “Hurt” nga Gashi, të artistit Johnny Cash.