Ganimete Musliu i gjen parullën e re VV-së: “Isa, Albini – Slloba, Putini”

1 javë më parë

Ganimete Musliu i gjen parullën e re VV-së: “Isa, Albini – Slloba, Putini”

Në emisionin Frontal të Televizionit 7, deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se pas takimit mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, i ka gjetur një parullë të re Vetëvendosjes.

Musliu i ka kujtuar deputetit të VV’së, Sali Zyba, se dikur partia e tij protestonte kundër Mustafës, që tash po e takojnë.

Duke kujtuar parullën “Isa, Hasha – Esat Pasha”, që VV’ja e ka pasur kur protestonte kundër marrëveshjeve në kohën e Qeverisë së Mustafës dhe Hashim Thaçit, thotë se tash e ka një të re për ta.

Tash ajo thotë se mund ta përdorin si slogan “Isa, Albini – Slloba, Putini”. /Express