Gani Geci nga Karaçeva “selam” Kuvendit: Merruni me mbrojtjen e shtetit, jo me individë që janë thirrur nga Specialja

2 muaj më parë

Gani Geci nga Karaçeva “selam” Kuvendit: Merruni me mbrojtjen e shtetit, jo me individë që janë thirrur nga Specialja

Protestës së banorëve të fshatit Karaçevë i është bashkuar sot edhe ish-deputeti Gani Geci.

Ai ka apeluar që Forca e Sigurisë së Kosovës në koordinim me KFOR-in duhet të merret me sigurinë.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës në vend që të merret me mbrojtjen e vendit po merret me disa individë që janë thirrur nga Gjykata Speciale”, tha Geci në protestë, raporton “Zeri.info”.

Ai tha se protestës i është bashkangjitur si qytetar, ndërsa ka qenë i veshur me ngjyrat e ushtrisë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në koordinim me KFOR-in duhet të merren me sigurinë. KFOR-i dhe qytetarët nuk duhet të bien pre e provokimeve. Ne duhet ta mbrojmë territorin e Kosovës dhe gjithë deputetët duhet ta mbrojnë territorin e Kosovës”, tha Geci. /Zëri