Gagica: Nëse eskalon situata, shqiptarët në Maqedoni s’janë të vetmuar

4 vite më parë

Gagica: Nëse eskalon situata, shqiptarët në Maqedoni s’janë të vetmuar

Hafiz Gagica, ish- udhëheqësi i LDK-së në diasporë dhe bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Maqedoni.

Nëpërmjet një deklarate të postuar në profilin e tij në Facebook, ai e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë shtet në Maqedoni pa shqiptarët dhe pa respektimin e të drejtave të tyre si element shtet-formues.

Ai i ka bërë thirrje faktorit politikë shqiptar që t’i unifikoj dhe koordinoj qëndrimet karshi situatës së krijuar në këtë shtet, duke tërhequr vëmendjen se në rast të eskalimit të situatës, shqiptarëve ka kush t’u dalë në mbështetje.

Deklarata e plotë e Gagicës:

“Nuk ka dyshim se refuzimi i presidentit të Maqedonisë, George Ivanov, për ta mandatar qeverinë e re të koalicionit midis partisë së Zoran Zaevit dhe partive shqiptare, meqë rast dha edhe një deklaratë raciste, se gjuha shqipe nuk mund të bëhet gjuhë zyrtare dhe e barabartë me gjuhën maqedone, me shumë të drejtë ka shkaktuar indinjatë dhe shqetësim tek populli shqiptar në Maqedoni, duke e vënë seriozisht në pikëpyetje ekzistimin e mëtejmë të shtetit maqedon!

Në këto çaste delikate nga të gjithë faktorët politik shqiptar kërkohet një unifikim i domosdoshëm i qëndrimeve ndaj gjitha ecurive politike që po ndodhin aktualisht në Maqedoni, sepse në asnjë mënyrë nuk duhet pranuar që afër një milion shqiptarë të fyhen dhe diskriminohen edhe më tej, sepse kohërat e nacionalizmit primitiv të maqedonëve kanë marrë fund!

Politikanët nacionalist maqedonë duhet ta kuptojnë, se nuk mund të ketë shtet në Maqedoni pa shqiptarët dhe as pa respektimin e të drejtave të tyre si element shtet formues që janë, prandaj është iluzore që politikanët nacionalist maqedonë të sillën ndaj shqiptarëve sikur ata të ishin pakicë etnike në trojet e tyre dhe shtetin në ndërtimin e të cilit kanë kontribuuar njësoi sikur maqedonët!

Prandaj, kur interesat tona kombëtare cenohen duhet të kemi patjetër platformë të qartë politike si dy shtete shqiptare në Ballkan, por edhe koordinim të hapave në çdo situatë kur rrezikohen liritë, të drejtat dhe ardhmëria e pjesëve tjera të kombit tonë, si pjesë e pandashme e Evropës së bashkuar, aty ku synojmë të integrohemi!

Mendoj, se nëse situata eskalon, liderët shqiptarë në Maqedoni duhet t’ua bëjnë të qartë udhëheqësve maqedonë, se shqiptarët nuk janë të vetmuar dhe se kanë kujt t’i bashkohen. Madje, shqiptarët edhe më tej do ndërtojnë raporte miqësore me aleatët e tyre perëndimorë në krye me SHBA-të, Gjermanin, Anglinë, etj, siç do t’i koordinojnë veprimet e tyre me miqtë tanë perëndimorë, për ta ruajtur ekzistencën e tyre si popull autokton, sigurinë dhe qetësinë në rajonin e Ballkanit!”./AktivPress