Gafë shokuese e sigurisë, tifozi futet në fushë dhe kërcënon Hazardin

4 vite më parë

Gafë shokuese e sigurisë, tifozi futet në fushë dhe kërcënon Hazardin

Eden Hazard u përball me një tifoz të nevrikosur të West Ham pasi shënoi golin e avantazhit për Chelsean. Ylli i ekipit të “Blues” dërgoi topin në rrjetë në minutën e 25’, për të kaluar ekipin e tij në epërsi.

Por, në një tjetër çarje shokuese të kordonit të sigurisë në stadiumin e Londrës, një tifo arriti në një mënyrë që të depërtojë në fushë, për t’i ulëritur futbollistit të përfaqësueses belge.

Falë ndërhyrjes së agjentëve të sigurisë, u arrit që tifozi të ndalej përpara se të përballej fizikisht me futbollistët që ishin afruar Hazard për të festuar golin.

Ndërkohë, mbrojtësi brazilian i Chelseas, David Luiz vrapoi të përballej me tifozin që po i rezistonte agjentëve të sigurisë, shkruan Telsport

The irate supporter gets a security guard in a headlock

Tifozi i West Ham u pa të kapte në pozicion luftarak njërin nga stafi i sigurisë, përpara se të shoqërohej jashtë stadiumit.

Kjo seknë e shëmtuar u evidentua pasi policia kishte njoftuar një plan për të parandaluar dhunën, pasi fitorja e West Ham në EFL Cup u nxi nga përplasjet dhe luftimet. Përballja mes dy klubeve në tetor të vitit 2016, e vlefshme për EFL Cup u mbulua nga dhuna.

Kliko këtu për videon.